Categorie

2009 - për artistin Asim Lohja

 

- Të ndodhet ndonë gjë për të shkruar?

- Jo!

Bënte shumë natë. Sapo kishin filluar të binin pikat e para të shiut. Vetëtinte diku larg. Kalimtarët po rralloheshin në rrugë. Edhe  miqtë tanë u ngritën, n’a përshëndetën dhe shkuan  në punë të tyre njeri pas tjetrit...

2010 - për artisten Rajmonda Mato

 

Të nderuar zonja e zotërinj!

E nderuar zonja Rajmonda!

Kam kënaqësinë të jem unë nuni i ekspozitës suaj dhe së pari të uroj që të jetë e suksesëshme dhe e dashur për publikun...

2010 - për artistin Lin Delia

 

Mund të rëfej që nuk e njoh mirë krijimtarinë e Lin Delisë. Ai, i takon atyre figurave të larta, që në memorien tonë nuk u fiksuan kurrë në përmasa reale. Pati të njejtin fat si Ibrahim Kodra. Ata erdhën tek ne, dikur kur ndiqnim studimet në Institutin e Lartë të Arteve në pamjen e një thashethemi...

2010 - për artistin Pashk Përvathi

 

… qiej të kaltër e të kthjellët, por të pabanuar nga shpezët.

… ujra të gjelbërta plot zaje, por të pabanuar nga peshqit.

… tokë e blertë dhe e lulëzuar, por e pabanuar nga bagetia...

2011 - për artistin Ali Oseku

 

I thashë një mikut tim:

- Kam problem me “ APPLE “ sepse nuk e kuptoj mirë.

Shpejt m’a ktheu:

- Nuk e kupton pasi është shumë i thjeshtë, gati primitiv. Je mësuar me programe të ndërlikuara e të tepërta...

2011 - për artistin Arben Bajo

 

Me vështirësi e gjeta studion e tijë. Ishte buzë rruge, në nje nga rrugët më te zhurmëshme të qytetit, në katin e nëndheshëm të një pallati kryelartë. Dikur e njihja mirë këtë vend. Tani jo më. Tek ecja pa nxitim, m’u kujtua fëmijëria ime që kisha kaluar po këtu, diku më tej këtij pallati shumëkatësh....

2011 - Përshëndetje "KULT"

 

Përshëndetje Kult!

Shumë dukuri feksin ndryshe sot në jetën tonë... bashkëjetesa po i zë frymën martesës, pini i bankës, monedhës, e-mail, letrës së shkruar, kodi kompjuterik, agjentit të biletave... e kështu pa fund...

2011 - për artistin Arben Kastrati

 

Ti…Shqipëri e epërmë dhe unë…Shqipëri e poshtme.

Ti dhe Unë.

Ti Arben dhe unë Gazmend përballë njeri - tjetrit.

Ti diellor e unë hënor...

2012 - për artistin Anastas Konstandini

 

Pak çaste më parë, Taso po më rrëfente: ” Jam i lumtur dhe e kam për nder të veçantë që po ekspozoj në Galerinë F.A.B. të shkolles ku kam studiuar, pas kaq vitesh. Ishte një shkollë e stërgjatë dhe e lodhëshme në kohe, por isha i lumtur në shpirt...

© 2014 Gazmend Leka - All Rights Reserved

Design by Aurel Nukaj