Categorie

2002 - për kompozitorin Shpëtim Kushta

 

… “metamorfoza”, “metaforat e tingujve”, “refleksione dhjetvjeçare”, “këmbanat e heshtjes”, “lutje për shpirtrat e trazuar”, “romancë”, “in-tenebris”… flisnim, flisnim dhe pinim duhan pa fund ...

2003 - për artistin Artur Muharremi

 

I dashur Artur,

A e mban mend atë grekun e shkurtër e topolak që ja mbathi me të katërta nga ateljeja tënde sapo mori vesh që ishe shqiptar?

Po të nesermen, kur kishe vënë “pak mend”, e që i the atij...

2004 - për artistin Vlash Prifti

 

Rrallë herë më ka ndodhur të këndoj “hyrjen” e ndonjë libri. Ato më janë dukur si goditjet e bastunit të mazhordomit në dysheme. Të mprehta dhe të shkurtra. Godet tri herë dhe shqipton emrin e të porsa ardhurit. Më pas lejohesh të hysh. Por unë nuk prisja dot kaq shumë...

2007 - Reçensë për monografinë e artistes Eli Xoxe

 

Të gjithë ata që marrin përsipër të shkruajnë një monografi, hyjnë tek njerëzit që mund të quhen pa frikë antidot për sëmundjen e sklerozës. Janë pikërisht ata që shërojnë një popull të tërë, një komb nga mallkimi i harresës, dhe për më tepër, kur një shqiptar shkruan për një tjetër shqiptar...

2008 - për artistët Kosovarë

 

Ka momente në jetën artistike të çdo kombi,kur vlera është ekuivalente me xhestin,aktin,veprimin,shfaqen siç është rasti me ekspozitën që po përurojmë sot. Ndoshta nuk është më ajo etje e ethëshme që ushqente kuriozitetin për të njohur se çfarë bëhej në Kosovë,...

2008 - për artistin Arben Bajo

 

Kur Beni më tha…” Fol tre fjalë në çeljen e ekspozitës sime “ …e pashë me hakërrim e i thashë, se nëse do që fjalën ta mbaj, do përdor po atë përkushtim që ke ti në ekspozitë, sepse nuk mund të shprehem thjeshtë me tre fjalë dosido, si për ekspozitën e rradhës. Por fshehtas në mendje me tre fjalë të fola...

2008 - për artistin Jorgaq Gogu

 

Cila ishte ajo pëshpërimë gënjeshtare që na tha …

” Ejani t’ju tregoj për më mirë! “ e na ngriti nga tryeza ku ishim ulur të gjithë, e ku vizatonim pa u lodhur, duke zgjatur duart e vockla në mesin e saj, tek ishte një grumbull me flomastra e lapsa me ngjyra?...

2008 - Reçensë për librin Akademik "Enciklopedia e Artit Shqiptar"

 

Pothuajse të gjitha Enciklopeditë janë si qeniet e gjalla. Kanë një koshiencë të brendëshme. E dinë fare mirë që nuk janë të pandryshueshme, por të ndryshueshme, që nuk janë përfundimtare por të fundme, që nuk ruajnë të vërtetën absolute, por atë relative...

2008 - Reçensë për monografinë e artistes Eli Xoxe

 

Ndërsa lexoja me vëmendje monografinë e zonjës Eli Xoxa mbi jeten dhe veprën e piktorit Sadik Kaceli, përfytyrova një biblotekë virtuale shqiptare, qoftë edhe shumë të pasur me tituj. Rrëmova në të, mbasi kisha rrëmuar në shumë të tilla, në Bibliotekën Kombëtare, në biblotekën e Akademise së Arteve,...

© 2014 Gazmend Leka - All Rights Reserved

Design by Aurel Nukaj