Categorie

FJALA

 

Kur FJALA tërhiqet, bëhet zbatica e madhe. Boshllëkun e frikshëm që ajo lë pas, ne  të gjithë nxitojmë ta mbushim me SHKRIMIN, pasi kemi frikë mos humbasim memorien e nuk mbajmë mend rrugën e kthimit. Bashkë me të, dalin në dritë imazhet e llastuara nga format...

PARAJSA E HUMBUR

 

Në kontaktin e parë me pikturën, përftohet përshtypja së është një vepër e angazhuar dhe refleks i menjëhershëm i realitetit që jetojmë. Edhe kështu mund të shihet, pasi informacionet në media janë të mbushura me “ përmbytjen e plehërave “, por një lexim nën rreshta, të shpie diku më larg e më thellë....

"BLACK BOX" - KUTIA E ZEZË E QENIES

 

Qënia nuk është gatuar vetëm nga balta, por edhe nga zjarri. Nuk i përket vetëm tokës, por edhe qiellit. Ruan në memorje qiellin, si për banesë të parë dhe tërë kohën tenton të shkojë drejt tij. Tenton të kthehet atje ku u ngjiz. Tenton të humbë gravitet e të ngjitet, por bie. Rrëzohet. Nuk mbahet. Qielli nuk e mban...

IKARUS

 

Guxuam të ndërtonim kullën për të mbërritur deri tek Perënditë, por nuk mbërritëm dot.

Lamë punën në gjysëm se na ngatërruan gjuhët dhe nuk u kuptuam më me njeri tjetrin.

U shpërndamë e humbëm nëpër botë.…

Pse SYMBOLON?

 

Symbolon i ka rrënjët në thellësinë sekrete të qenies, pasi qenia vetë është Symbolon. Ai është  ndërmjetësi  që bën  të panjohurën, të njohur. Si i tillë, më zbulon aspektet më të  rëndësishme të realitetit tim, aspektet më të thella që i ikin çdo mjeti njohje. Pikturat e mia janë imazhet që flinin brenda meje.…

© 2014 Gazmend Leka - All Rights Reserved

Design by Aurel Nukaj